Simulimi më qesharak i Ronaldos i denjë për një trofe… ndryshe

Portugalia humbi bindshëm 3-0 në ndeshjen miqësore ndaj Holandës. Kampionia e Evropës në fuqi luajti dobët, ndërkohë që Ronaldo dukej si i humbur në fushë, pasi ai, për herë të parë gjatë këtij sezoni, nuk e goditi asnjëherë portën kundërshtare.

Ronaldo jo vetëm që ishte i dobët në fushë, por ai e tregoi veten të dobët edhe si aktor në një situatë, kur u rrëzua, pasi preku me këpucën  e tij fushën. Por, megjithëse u pa qartë se ai ishte rrëzuar vetë, pasi nuk e kishte prekur asnjë lojtar tjetër, ai u çua menjëherë, duke pretenduar te gjyqtari i ndeshjes se kundër tij ishte bërë faull, por ai (gjyqtari) nuk ia vuri veshin, pasi e kishte parë mirë se ai kishte rënë vetë dhe se akush nuk kishte ndërhyrë kundër tij. Ky ishte, me të vërtetë, një nga simulimet më të këqia dhe më qesharak të Ronaldos.

Sfidanti.al