Shyqyr zotit..shpëtuan të gjithë,  Lukaku kontratë më Interin

Siç duket, Interi më në fund arriti të siguroi përforcimin e tij aq të dëshiruar, Romelu Lukaku, duke qenë se kryesia e klubit interist e gjeti gjuhëm e përbashkët me kryesinë e Mançester Junajtidit lidhur me shpërnguljen e sulmuesit belg në “Xhuzepe Meaca”.

“Neroaxurët” do të paguajnë 65 milionë euro plus 13 milionë euro suplementare në formë bonusesh të ndryshëm, por të kushtëzuar nga forma dhe rezultatet që në të ardhmen do të japë Lukaku tek Interi.

Bisedimet mes të dy klubeve ishin të mundimshme e të gjata, ndërkohë që edhe Lukaku ngulmoi që të ikte, madje shkoi të stërvitej tek Anderlheti, duke e lënë të kuptohej qartë se ai nuk kishte ndërmend të kthehej në “Old Trafford”.

Tani pritet që marrëveshja të zyrtarizohet, Lukaku të fillojë kontrollet mjekësore dhe të vendosë firmën e tij poshtë kontratës.

Sfidanti.al