Reali i Madridit e mundi vetëm 1-0 Red Bull Salcburgun në një ndeshje miqësore, por në atë ndeshje shkëlqeu “blerja” e re, Eden Hazar, që tregoi një performancë shumë më të mirë në krahasim me formën e tij në disa ndeshje përgatitore të mëparshme.
Sidoqoftë, meritë të madhe ka risia taktike që apikoi Zidane me pesë lojtarë në mesfushë, me synimin që t’i krijohej hapësira e nevojshme në sulm Hazarit, shkurt, duke mos menduar shumë për lojën në mbrojtje. Zizuja për herë të parë aplikoi taktikën 3-5-2 dhe duhet të vihet në dukje se Reali u duk si një ekip më i organizuar në mesfushë dhe sulm, ndërkohë që mbas ndeshjes Zidane deklaroi se kjo taktikë do të mund të përdoret edhe në ndeshjet zyrtare të ardhshme.
“Këtë sezon ne do t’i bëjmë shumë punë më ndryshe dhe taktika e re 3-5-2 është një nga këto risi. Ne po përmirësohemi nga ndeshja në ndeshje dhe, nëse ne do të luajmë ashtu si luajtëm kundër Salcburgut, atëherë mund të themi se ne jemi në rrugë të mbarë”, deklaroi Zidane.