Reali shkon “i sakatuar” në Valencia, mungojnë Ramos e Isko

Dy nga lojtarët më të rëndësishëm të Realit do të mungojnë në ndeshjen e sotme të kampionatit në fushën e Valencias. Në një nga përballjet më të vështira dhe më vendimtare të sezonit, madrilenët nuk do të kenë kapitenin Sergio Ramos, por edhe yllin ofensiv, Isko. Ramos do të mungojë për dy javë, ndërsa Isko vetëm për një, veçse ata nuk kanë udhëtuar me skuadrën e trajnerit Zidan, që u vendos në Valencia që të premten në mbrëmje.

Mungesë për Realin është edhe i riu Vajeho, po në mbrojtje, dhe kjo do të thotë se dyshja e qendrës do të jetë Varan-Naço. Në sulm, në mungesë të Iskos, pritet që Zidan të luajë me BBC-në si titullare, pra me Bejlin, Benzemanë dhe Kristiano Ronaldon. Reali është në vendin e katërt në La Liga me 35 pikë ndaj 40 të Valencias që është e treta (por që ka luajtur një ndeshje më shumë), ndërsa takimi i fazës së parë në Madrid ka përfunduar në barazim.

Sfidanti.al