Mesi: Valverde ishte i qartë që në fillim, pa problem rotacioni

Lionel Mesi është gati të sakrifikojë për Barcelonën dhe për të ruajtur formën e tij. Ylli më i madh i ekipit foli për gjendjen në skuadër dhe për ndikimin e trajnerit Valverde. “Trajneri ishte i qartë që në fillim, dhe ne u përshtatëm, – u shpreh Leo, – nuk është se pati ndryshim shumë të madh me atë që kemi bërë më parë. Gjithsesi, po punojmë fort në mbrojtje, por po ashtu na kanë ardhur edhe lojtarë shumë të mirë”.

Numri 10 deklaroi se nuk e ka problem të zëvendësohet apo të qendrojë në stol, pra e pranon rotacionin. “E pranoj me normalitet dhe qetësi, – thotë, – është trajneri që vendos. Ne flasim së bashku dhe nuk është problem të kem edhe unë rotacion, ashtu si lojtarët e tjerë”.

Përsa i përket dëshirave, Mesi është i qartë: “Dëshirat janë po ato që kanë qenë gjithnjë, të fitojmë gjithçka”. “Objektivi im nuk janë trofetë individualë, por fitorja e skuadrës, rëndësi ka ta përfundojmë sezonin sa më mirë të jetë e mundur”, – thekson Mesi.

Sfidanti.al