Rashica, goli i parë në Bundesligë me Verderin që “fluturon”

Ishte goli i parë i tij në këtë ligë të madhe, dhe ishte një gol “i rëndë”. Milot Rashica e realizoi më në fund rrjetën e parme në Bundesligën gjermane, duke rikthyer në avantazh Verderit ndaj Këlnit. Ishte momenti për 2-1, ndërsa ndeshja përfundoi 3-1 për vendasit që “u bënë me krahë”, pra u ngjitën edhe më shumë në tabelën e renditjes, duke mos qenë aq të rrezikuar për të rënë nga kategoria.

Rashica, që luajti 67 minuta, shënoi në minutën e 58-të, në ndeshjen e tij të tretë në Bundesligë, dhe Verderi arriti në 30 pikë, 12 pikë larg zonës së rënies, dhe 5 pikë larg vendit të tretë nga fundi që të detyron të bësh plej of më një ekip të Bundesligës 2. “I sponsorizuar” nga ish-kapiteni i kombëtares shqiptare dhe ish-kapiteni i Hanoverit, Altin Lala, Rashica shihet si talent i madh. Ai është vetëm 21 vjeç, ndërsa në moshë të re shkëlqeu në Holandë tek Viteshe.

Sfidanti.al