Mjeshtri i madh Silva e afron Sitin në 2 ndeshje me titullin!

Titulli tashmë është vetëm dy fitore larg. Nëse Mançester Siti do të vazhdojë sukseset, atëherë për rivalët e tyre të qytetit, ata të Mançester Junajtid, do të realizohet ëndrra më e keqe që mund të shohin, ajo që kundërshtari do të shpallet kampion pikërisht në përballjen ndaj tyre.

Kjo matematikë u bë e mundur pas fitores 2-0 në fushën e Stouk Sitit, falë dy golave të mjeshtrit të madh spanjoll, David Silva. Mesfushori i mrekullueshëm ishte si prej një planeti tjetër dhe meritoi notën 9 nga media britanike, për lojën që zhvilloi. Stërling dhe Gabriel Zhezus u vlerësuan me 8, ndërsa Xherdan Shaqiri ishte më i miri i Stouk Sitit me notën 7.

David Silva shënoi në minutat 10 e 50, ndërsa formacioni i Pep Guardiolës arriti në 81 pikë, 16 më shumë sesa Junajtid i vendit të dytë. Kjo është arritur falë 85 golave të shënuar, ndërsa presidenti Haldun Al Mubarak mund të ndihet krenar. Që kur bleu klubin në 2008, ai ka shpenzuar vërtet shumë, por është pranë titullit të tretë (nga 5 që ka gjithsej Siti në histori). Fitoret janë në 2012 me Roberto Mançinin, në 2014 me Manuel Pelegrinin dhe me shumë gjasa tani me Guardiolën.

Sfidanti.al