Rashica dhe Verderi, negativë pas testit të koronavirusit!

Këlni ngriti alarmin, por nga Bremeni vijnë lajme të mira. Futbollistët e klubit verior të Gjermanisë, Verderit, i kanë kaluar me sukses testimet për koronavirusin dhe lajmet janë që nuk ka asnjë pozitiv. Do të thotë që Milot Rashica me shokë i dhanë një shtysë të fortë Bundesligës, që ajo të rifillojë gjatë këtij muaji. Te Këlni, të premten dolën pozitivë dy lojtarë dhe një fizioterapist, edhe pse nuk u dhanë emrat. Ata do të duhet të rrinë 14 ditë në karantinë. Te klubet e tjerë duket qetësi, pra tek Bajerni, Dortmundi, Lajpcigu apo Gladbahu, ndonëse testimet vazhdojnë dhe të gjithë presin se çfarë do të thotë Kancelarja Angela Merkel të mërkurën që vjen.

Sfidanti.al