As edhe një si Sër Aleks Fergusoni nuk arriti ta bindte yllin e tij për të mos shkuar në Madrid. Gjithçka që mundi të bënte skocezi i madh ishte të shtynte me 1 vit transferimin e Kristiano Ronaldo tek Reali, pra në 2009, dhe të merrte shifrën-rekord botëror, në atë kohë, prej rreth 94 milionë eurosh. Ole Gunar Solskjeri shpreson të bëjë diçka më shumë, të kandisë Pol Pogbanë t’i thotë “jo” pikërisht Realit, kur “sirenat” nga “Bernabeu” po bien fort.
Mediat britanike shkruajnë se klubi i trajnerit Zidan ka bërë një ofertë prej 70 milionë paundësh stërlina, pra rreth 80-85 milionë euro për kampionin e botës, veçse në rrugën e tyre qendron Solskjeri i cili i ka thënë mesfushorit se dëshiron ta ndërtojë Mançester Junajtidin rreth tij dhe Bruno Fernandezit. Portugezi ka sjellë frymë të re në “Old Traford”, por nuk dihet nëse kjo do të mjaftojnë për francezin. Ai ka vite që luan në Angli, ndërsa nuk e ka provuar ende La Ligën dhe Realin, me të cilin shpreson të fitojë Championsin, dhe të luajë në krah të kampionëve të mëdhenj.
Sfidanti.al