PSG shënon 8, por kthehet frika e konfliktit Kavani-Nejmar

Duhej të ishte mbrëmja e duhur dhe gjithçka erdhi në atë mënyrë. Edinson Kavani shënoi golin e tretë të Paris SG ndaj Dizhonit në ndeshjen e Ligës së Parë franceze, duke barazuar rekordin e rrjetave të Zllatan Ibrahimoviçit (156), ndërsa pranë fundit pati shansin ta thyente rekordin e suedezit.

Ishte vetë Kavani që fitoi një penallti në 82’, dhe publiku në “Park dë Prensis” kërkoi me zë të lartë që të ishte uruguajani dhe jo Nejmar që ta gjuante, për ta thyer rekordin e Ibrës. Për fat të keq, braziliani nuk u tregua altruist me shokun e tij të ekipit (si nuk kujtoi Mesin që ia linte disa herë penalltitë tek Barcelona?!) dhe e gjuajti vetë atë duke shënuar gol.

Mbrëmja ishte e madhe për Nejmarit që shënoi 4 gola, hera e parë që e bën që pas shkuarjes në Paris, por po ashtu duke arritur shifrën e 10 asisteve këtë sezon të Ligës 1, i pari lojtar në Europë që ia del. Drejtuesit e PSG-së, gjithsesi, janë të shqetësuar nga ajo që ndodhi dhe kanë frikë se kjo mund të ndikojë në harmoninë dhe lojën e skuadrës.

Sfidanti.al