Shoqata e futbollit të Uellsit, përmes rreteve sociale, njoftoi emrin e trajnerit të ri të ekipit përfaqësues që do të jetë ish-futbollisti i njohur uellsian Rajan Gigs (44 vjeç), duke zëvendësuar në këtë detyrë Kris Kolmanin. Në fakt, që Gigsi, tanimë, u prezantua si trajner i ri i Uellsit dhe kontratën përkatëse që do të vazhdojë deri në Kupën e ardhshme të Botës, ai do ta nënshkruajë në fund të kësaj jave.
Ky ish-futbollist i përfaqësueses së Uellsit ka luajtur me këtë të fundit gjithsej 64 ndeshje, gjatë viteve 1991-2007, por, sidoqoftë, ai, asnjëherë, nuk e pati nderin që të luante në ndonjë Kupë Bote. Gjatë karrierës së tij modeste si trajner, ai ka qenë ndihmës i Luis Van Galit te Mançester Junajtidi, ndërkohë që nga “Old Traffordi” ai u largua më 2016, kur në detyrën e trajnerit të “djajve të kuq” u caktua Zhoze Murinjo.
Sfidanti.al