Policia britanike sheh rrezik në 3 nga ndeshjet e Liverpulit!

Janë gjithsej gjashtë përballje, sipas të cilave autoritetet e rendit kanë argumentuar se mund të kenë probleme me turmat e tifozëve, pavarësisht se do të luhet në stadiume të zbrazura. Policia britanike kërkon nga Premier Liga dhe nga klubet që këto përballje të luhen në fusha neutrale, dhe në 4 prej të cilave është i përfshirë Liverpuli. Bëhet fjalë për duelet Mançester Siti-Liverpul, Njukasëll-Liverpul, derbi i qytetit, Everton-Liverpul, si dhe ndeshja potenciale që mund t’i japë titullin skuadrës së Jurgen Klopit. Përveç tyre, policia rendit edhe Mançester Siti-Njukasëll e Mançester Junajtid-Shefild Junajtid.

Klubet dhe Premier Liga janë të detyruar t’i binden kërkesës së policisë, që argumenton se ka rrezik përplasjeje apo grumbullimi të tifozëve, që do të kërcënonin sigurinë e njerëzve lidhur me koronavirusin. Mbetet të diskutohet se ku do të luhen këto ndeshje, ndërsa është e sigurt (sipas mediave britanike) se Everton-Liverpul nuk mund të luhet as në Mançester.

Sfidanti.al