La Liga dhe oraret; para orës 19:30 nuk luhet

Futbolli në Spanjë po përgatitet të rinisë pas 2 javësh dhe do ta bëjë sipas një program të përpiluar për mbrojtjenb e shëndetit të miratuar nga Federata Spanjolle e Futbollit. Në këtë program, ndër të tjerat parashikohet ndalimi I zhvillimit të ndeshjeve para orës 19:30 në periudhën 20 maj dhe 15 shtator

Sipas të përditshmes spanjolle ‘Marca’, modifikimi është bërë efektiv menjëherë pas vendimit që pranoi legjitimitetin e ndërhyrjes së RFEF që ne fund të muajit mars kishte aprovuar vendosjen e një periudhe mbrojtëse për arsye shëndetësore që përkon me muajt më të nxehtë të sezonit.

Në ditët e kaluara presidenti i La Ligas, Javier Tebas kishte propozuar oraret e ndeshjeve të La Ligës. ‘Gjatë javës ndeshjet do të zhvillohen në 2 fasha orare; 19:30-20:00 dhe 21:30-22:00, ndërsa në fundjavë  do të luhet në 17:00, 19:30 dhe 21:30-22:00-kishte deklaruar Javier Tebas.

Sfidanti.al