Piloti i Red Bull, Max Verstappen do të duhet të presë deri në vitin 2021 për të garuar përballë publikut në shtëpinë e tij. Cmimi i Madh i Holandës, i programuar të zhvillohej në pistën e Zandvoort, nuk do të zhvillohet këtë vit për shkak të pandemisë coronavirus.
Duke parë që garat e para të këtij sezoni që do të nisë me vonesë, do të zhvillohen pa tifozë, organizatorët holandezë preferuan anulimin e kësaj gare kundrejt zhvillimit të saj me dyer të mbyllura duke e shtyrë takimin me Cmimin e Madh të Holandës vitin e ardhshëm
‘Ishim gati për këtë garë të parë dhe jemi ende-tha Jan Lammers, ish pilot i Formula 1, aktualisht Drejtor Sportiv i Cmimit të Madh të Holandës-donim të festonim rikthimin e Formula 1 në Zandvoort bashmë me tifozët tanë. Kërkojmë që tani të tregohet durim. Më është dashur të pres 35 vjet, kështu që mund të pres edhe një vit tjetër’.
Sfidanti.al