Ligue 1 nuk gjen paqe; Toulouse apelon kundër rënies nga kategoria

Futbolli francez nuk gjen paqe pas mbylljes përpara kohe për shkak të pandemisë coronavirus. Skuadra e Toulouse që në momentin që u vendos anulimi i pjesës së mbetur të sëzonit ën Ligue 1 ishte ne vendin e fundit duke rënë  në Ligue 2, vendosi të apelojë këtë vendim pikërisht te Këshilli i Shtetit.

Lajmi bëhet i ditur nga ‘Depeche du Midi’ sipas së cilës, Toulouse i është bashkuar ankesës së vërë nga Amiens.  Këshilli Administrativ i Ligës së Futbollit Profesionist në Francë në 30 prill vendosi të mbyllë kampiantin francez  dhe renditja e përcaktuar nga pikët e grumbulluara për ndeshjet e luajtuar caktoi edhe fatin e Toulouse që ishte në vendin e fundit me vetëm 3 fitore, 4 barazime dhe 21 humbje dhe me një raport prej 0.46. Amiens, i vendit të parafundit kishte vetëm 4 fitore dhe me një raport prej 0.82 në momentin e pezullimit, ndërkohë që kishin mbetur edhe 10 javë për t’u luajtur deri në fund të sezonit

Seanca e parë dëgjimore e Gjykatës Supreme që do të duhet të zgjidhe këtë problem të krijuara me klubet që kontestojnë rënien nga kategoria apo mungesën e kualifikimit në kompeticionet Evropiane sic është rasti i Lyonit, është parashikuar të mbahet në 4 qershor.

Sfidanti.al