NBA, LeBron James vesh sërish fanelën e vecantë: Nuk mund të marr frymë

Yjet e NBA nuk reshtin së shfaqur indinjatën për vdekjen e George Floyd që u mbyt nga agjentët e policisë në Minneapolis teksa ishte i bllokuar në tokë. Tre nga këta agjentë u shkarkuan nga detyra e tyre, por protestat vazhdojnë dhe LeBron James ripostoi në Instagram imazhin e tij me një T-shirt me mbishkrimin: ‘Nuk mund të marr frymë’; fotoja është e vitit 2014 kur deshi të tërheqë vëmendjen për Eric Garner që vdiëq në rrethana të ngjashme me ato të Floyd.

Mes 24 mijë komenteve te fotoja e postuar nga james ishte ai i aktores Halle Berry që shkruante: ‘Jam shumë e zemëruar, nuk ka fjalë për ta shprehur’. Të tjera komente ishin bërë edhe nga Steve Kerr dhe Stephen Jackson me këtë të fundit që ishte mik me personin e vrarë nga forcat e rendit.

Protestës i është bashkuar edhe ylli i Golden State, Stepehn Curry  që postoi një foto të George Floyd të shoqëruar me një mesazh të gjatë ku ndër të tjerat shkruhej: ‘Nëse ky imazh nuk të bezdis dhe nuk të irriton, atëherë nuk di se cfarë të them-theksonte Curry-George Floyd kishte një familje dhe nuk meritonte të vdiste. George kërkoi ndihmë dhe u injorua që do të thotë se jeta e tij ‘zezake’ nuk konsiderohej e rënmdësishme. George u vra, nuk ishte qenie njerëzore për atë policin që me ndërgjegje i mori jetën’.

Sfidanti.al