Lajmi ishte i madh dhe të gjithë ata që e duan futbollin në Apenine, u hodhën përpjetë. Nuk është shaka, as hipotezë, por një konfirmim që Seria A do të rifillojë në 20 qershor. Pak a shumë në një linjë me Premier Ligën, dhe me më shumë se një muaj vonesë në krahasim me Bundesligën, diçka që mund të prishë punë. “La Gazeta delo Sporti” bën shpejt e shpejt një statistikë, ku kombinohen ditët me ndeshjet, dhe i del se Juventusi do të jetë një nga skuadrat më të masakruara në Europë.
Me 20 ndeshje në 78 ditë, do të thotë se do të luajë mesarisht më shumë se një ndeshje në 4 ditë. Kampionët janë në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, kanë 14 javë të Serisë A, si dhe janë në garë në Champions, ku duhet të luajnë ndeshjen e kthimit ndaj Lionit për të tetat e finaleve. Sipas llogarive të së përditshmes milaneze, fati i titullit për juventinët mund të përcaktohet diku në mes të korrikut. Skuadra e Sarrit e nis në 13 qershor në Kupën e Italisë ndaj Milanit, në 17 qershor mund të ketë finalen e mundshme ndaj Napolit ose Interit, pastaj vjen ngarkesa e kampionatit, ndërsa në 7 gusht është parashikuar dueli i Championsit ndaj Lionit, e nëse ka sukses do të vazhdojë ngarkesa në Europë, deri në fund të gushtit
Sfidanti.al