Championsi tepër i madh për Stambollin, finalja del me humbje!

Ndeshja fundore e kompeticionit më të madh europian të klubeve mund të zhvendoset jashtë Turqisë. Mediat britanike, saktësisht “Indipendenti” (“The Independent”) shkruan se autoritetet në Stamboll po lëkunden për të mbajtur finalen e Championsit, e cila i është dorëzuar nga UEFA kohë më parë. Arsyeja është gjithmonë tek paratë, pasi kostot janë tepër të larta, sidomos në mungesë të tifozëve në stadiumin “Ataturk” të qytetit të madh në Bosfor.

Një mbledhje do të mbahet në 17 qershor për të vendosur se çfarë do të bëhet me atë ndeshje, që është parashikuar të luhet në 29 gusht. Ekziston mundësia që ndeshja të zhvendoset në Lisbonë apo në ndonjë qytet tjetër europian. Championsi është mes turit të dytë dhe çerekfinaleve. Atletiko Madrid, Lajpcig, Paris SG dhe Atalanta janë kualifikuar për në çerekfinale, ndërsa në garë janë Mançester Siti me Realin, Juventusi me Lionin, Bajerni me Çelsin dhe Barcelona me Napolin.

Sfidanti.al