Plani B i Barcelonës ngjan më shumë me një dështim!

Mund të jetë edhe një manovër taktike, por duket se gjithçka bie era dështim. Kupola e Barcelonës po gëlltit “pilulën” e dytë të hidhur në pak ditë, pas largimit të Nejmarit. Pasi dështoi për ta mbajtur brazilianin në “Kamp Nou”, klubi katalanas po dështon edhe në përpjekjen epike për të marrë në skuadër dy lojtarë të rëndësishëm si Filip Kutinjo dhe Usman Dembele. Të rinj dhe të talentuar, ata do të ishin përforcim i madh dhe zgjidhje afatgjatë.

Në të kundërt, 130 milionë euro nuk e kanë bindur Liverpulin, ndërsa Dortmundi kërkon 150 milionë për Dembelenë, diçka që Barça nuk është gati ta bëjë. Plani B quhet ai për të marrë Angel Di Marinë nga Paris SG, dhe Zhan Mishel Serinë nga Nisa, po e Francës. Gjithsesi, edhe ky plan duket një dështim.

Jo se Di Maria nuk është lojtar i mirë, përkundrazi, po ashtu Seri është një mesfushor i rekomanduar nga vetë Ksavi, dhe është mjaft i ri në moshë. Problemi është se një klub i madh si Barcelona nuk duhet të dështojë tek Plani A, që të verë në lëvizje Planin B. Nuk dihet sesa do të kushtojnë lojtarët, nëse bihet dakord. PSG besohet se do të kërkojë shumë për argjentinasin Di Maria, sidomos pasi pagoi 222 milionë euro (indirekt) për Nejmarin. Seri mund të vlejë më pak, por ditët e sotme askush nuk i jep lojtarët pa 30 milionë euro.

Sfidanti.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *