Mani Pakiao: Mak Gregori sikur ta bashkohet qielli me tokën, s’fiton dot

Ish-rivali kryesor i Floid Meiuedherit konsideron se Konor Mak Gregori nuk ka shans që të fitojë në “mdeshjen e shekullit”. Boksieri filipinas, Pakiao, zhvilloi me Meiuedherin, në maj 2015, një ndeshje që ai e humbi dhe që solli të ardhurat më të mëdha në historinë e boksit. Ajo ishte ndeshja e parafundit e Meiuedherit në karrietën e tij.

“Mak Gregori nuk është në atë nivel që ta mundë Meiuedherin. Ai edhe do të mund ta çoi ndeshjen deri në fund, por nuk ka shans për fitore. Ai nuk mund të realizojë goditje të pastra. Mak Gregori nuk ka përvojë profesioniste në boks”, deklaroi Pakiao.

Sfidanti.al