Mesi-Ronaldo, dueli i Championsit me 68 trofe të mëdhenj në mes!

Kryeson kapiteni i Barcelonës, por superylli i Juventusit nuk jepet kurrë i dorëzuar. Një duel i madh mes Lionel Mesit e Kristiano Ronaldos do të jetë në Champions, që në fazën e grupeve, dhe flitet për një sfidë personale mes dy gjigandëve që kanë fituar së bashku 68 trofe. Mesi është më i miri në këtë kategori me 36 tituj për Barcelonën (34) dhe Argjentinën (2), ndërsa Ronaldo i ka të shpërndarë pasi ka 16 me Realin, 8 me Mançester Junajtidin, 3 me Juventusin dhe 1 me Sportingun e Lisbonës, si dhe Euro 2016 e Ligën e Kombeve 2019 me Portugalinë. Mesi ka 6 Topa të Artë ndaj 5 të Ronaldos, por Kristiano ka 5 Champions ndaj 4 të “Pleshtit”. Sfida mes tyre, padyshim që do të përcaktohet në radhë të parë nga forma e skuadrave dhe pastaj nga forma e yjeve kryesorë.

Sfidanti.al