‘Martesa’ Juventus-Alegri përfundon; palët në ‘divorc’ pas 5 sezonesh

Historia mes Masimiliano Alegrit dhe Juventusit përfundon pas 5 sezonesh. Trajneri toskan nuk do të jetë në pankinën e bardhezinjve sezonin e ardhshëm, lajm që u bë i ditur nga vetë klubi torinez nëpërmjet një komunikate për shtyp. Alegri dhe drejtuesit e Zonjës së Vjetër zhvilluan takime prej 3 ditësh, takime ku u vendos edhe për një ndarje konsensuale e mes tyre me Alegrin që do të marrë pagën për vitin e mbetur në kontratën e tij

E vërteta është që në takimet e zhvilluara nuk u arrit asnjë marrëveshje mes palëve me Alegrin që kërkonte një gjysmërevolucioni në skuadër, ndërkohë që klubi e konsideron shumë kompetitive skuadrën për cdo kompeticion. Gjithsesi Alegri largohet pasi fitoi me Juventusin 5 tituj radhazi kampion të Italisë, 2 Superkupa Italiane, 4 Kupa të Italisë. peng për Alegrin mbeti Liga e Kampioneve që është bërë objektivi i vërtetë i Juventusit që prej 8 vitesh dominon në futbollin italian

Ndërkaq, në median italiane kanë filluar të zbulohen prapaskenat e para. Në mbrëmjen e së martës ai që foli ishte sidomos Anjeli që i prezantoi planet dhe perspektivën e klubit, ndërsa të mërkurën ishte Alegri që parashtroi kërkesat e tij, kërkesa këto që mesa duket bënë që të vinte edhe ndarja mes tij dhe Juventusit.

Tani për kampionët e Italisë hapet një tjetër kapitull që ka të bëjë me të ardhmen e pankinës së tyre. ëndrra e Juventusit është Pep Guardiola, por katalanasi është vështirë që të rrëmbehet nga Mancester Siti, por cështja e Fair Play Financiar mund të hapë një rreze shprese në këtë pikë. Po kaq e vështirë është që të arrihet te Didier Deshamps dhe Poçetino, me argjentinasin paga e të cilit mund të shkojë në 20 milionë Euro në sezon. përsa i përket Kontes, Anjeli duket shumë i ftohtë në këtë pistë, për më tepër që ish tekniku i Celsit është më pranë kalimit te Interi

Ndërkaq diskutohet edhe e ardhmja e Alegrit i cili duket se synon të shkojë në Premier Leaguen angleze, por mund të vendosë që të qëndrojë pushim për 1 vit, pa harruar këtu të monitorojë situatën e Paris Sën Zhermenit ose Barcelonës.

sfidanti.al