Trump konfirmon praninë në finale

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar zyrtarisht se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të jetë i pranishëm në finalen e Botërorit 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës, që do të zhvillohet më 19 korrik, në Nju Jork.

Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, e cila theksoi se Trump mezi pret të ndjekë nga afër ndeshjen që do të mbyllë një turne të cilësuar si “Botërori më i ndjekur, më i sigurt dhe më i suksesshëm në historinë amerikane”.