Man. Junajtid tronditet shumë nga shorti me Rostovin në Europë

Gjëja e parë që u shkoi në mendje drejtuesve të Mançester Junajtid pas shortit të Ligës së Europës ishte që të shikonin hartën. Kundërshtari i tyre nga goglat ishte Rostovi, skuadra e fortë ruse. Veçse, Murinjo dhe stafi i tij, plus drejtuesit e klubit, nuk u tronditën edhe aq nga emri i rivalit (në fund të fundit, Rostovi nuk është fuqi në futbollin kontinental), një gjë tjetër i shqetësoi ata, distanca deri në stadiumin ku do të luajnë ndeshjen e parë të të tetave të finaleve.

Qyteti i Rostovit, përtej kufirit lindor të Ukrainës dhe në grykëderdhjen e Donit të Qetë, ndodhet aq larg nga Mançesteri sa krijon dhimbje koke. Skuadra angleze do të jetë e detyruar të përshkojë me avion një distancë prej 3 744 miljesh, që do të thotë më shumë se  6 000 kilometra. Kjo do të jetë vajtje-ardhje, pra plot 12 000 kilometra.

Junajtid do të shkojë drejt Rostovit në 8 mars, në datën 9 në mbrëmje do të luajë ndeshjen, dhe menjëherë do të përshkojë 6 000 km të tjera për t’u kthyer në Angli. Në 13 mars, “djajtë e kuq” kanë ndeshjen çerekfinale të Kupës së Anglisë në fushën e Çelsit, ndërsa në 16 mars do të luajnë ndeshjen e dytë ndaj Rostovit në “Old Traford”. Një rraskapitje së cilës ia pati frikën Murinjo kur Federata Angleze caktoi datat e ndeshjeve të Kupës përpara hedhjes së shortit në Ligën e Europës.

Sfidanti.alrostov