Pioli: Roma me 12 penallti, Interi me 2? Diferencë e dukshme!

Trajneri i Interit, Stefano Pioli, thumbon kundërshtarin e radhës dhe njëkohësisht arbitrimin në Serinë A, në konferencën për shtyp përpara duelit të madh me Romën. Pioli u ngacmua nga gazetarët për faktin se verdhekuqtë kanë pasur 12 penallti në favor në këtë kampionat, ndërsa zikaltërit vetëm dy. “Diferenca është e ndjeshme dhe mund të ndikojë në fundin e kampionatit, – tha ish-trajneri i Lacios, – gjithsesi, ne duhet të përqëndrohemi tek loja jonë, jo tek gjyqtari”.

Pioli thekson se do të jenë detajet që do të bëjnë diferencën në “Olimpiko” të Romës, ashtu siç ka ndodhur edhe më parë. “Ndaj Napolit humbëm sepse nuk e luajtëm ndeshjen vërtet siç duhet, – tha ai, – ndaj Juves humbëm për një detaj, do të jetë përsëri detajet që do të vendosin ndaj Romës”. Synimi i Interit është kualifikimi për në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, diçka aspak e lehtë për t’u arritur. Mos është bërë fiksim? “Fiksimi ynë, – thotë trajneri, – është të japim maksimumin. Vetëm kështu mund t’i arrijmë qëllimet tona”.

Sfidanti.al