Mançester Junajtfi u kualifikua mbrëmë për në një të tetën e finaleve të Ligës së Evropës, pasi nxori jashtë konkurimit Sent Etienin. Trajneri Zhoze Murinjo, pas ndeshjes, foli për kundërshtarët e mundshëm të ardhshëm në fazën tjetër, duke vënë në dukje se në lojë kanë mbetur ekipe mjaft të mirë.
“Nuk kam ndonjë preferencë speciale, kur është fjala për kundërshtarin e ardhshëm në 1/8 e Ligës. Unë jam mësuar me shorte të vështirë. Dikur, me të vërtetë, kam menduar se ekzistojnë gogla të ngrohta dhe të ftohta, por, tani, nuk jam në gjendje që ta zgjedhë kundërshtarin. Bëhet fjalë për 16 ekipe shumë të mirë evropianë, ndërkohë që disa prej tyre kanë luajtur edhe në Ligën e Kampioneve, gjatë këtij sezoni. E vetmja gjë që dua, është që të mos udhëtoj larg, duke qenë se, ndërkohë, ne do të kemi ndeshje të rëndësishme me Celsin dhe Midëllsboroun. Kështu që më shumë do të doja që të luanim me Lionin sesa me Krasnodarin”, tha Murinjo.
sfidanti.al