Liverpulit titulli i kushton 25 milionë paundë stërlina për televizionet!

Mund të dalësh kampion, por në vend që të marrësh, do të duhet të japësh para. Kështu me Liverpulin që duhet të paguajë gati 25 milionë paundë stërlina si dëmshpërblim ndaj televizioneve me pagesë, nëse fiton titullin. Shuma prej 24.5 milionësh do të jetë më e madhja që klubet e Premier Ligës duhet të nxjerrin nga xhepi për platformat digjitale, dhe kjo pas akordit që u arrit pas palëve, për të shpërndarë barrën e humbjeve. Marrëveshja u bë e detyrueshme pas humbjeve të mëdha për shkak të koronavirusit. Në total, klubet e Premier Ligës do të duhet të paguajnë 330 miliona paundë stërlina, që do të thotë 35 milionë në javë. Klubet duan ta mbyllin sezonin në 6 javë, nga 17 qershori deri në 26 korrik, ndërsa do të kenë humbje të mëdha nga mungesa e tifozëve nëpër stadiume.

Sfidanti.al