Jo në stadium? Tifozët gjermanë ndjekin ndeshjet në autokino!

Edhe në kategorinë e tretë në këtë vend ka kaq shumë gjëra origjinale saqë e bëjnë futbollin të bukur, edhe pa tifozë në stadium. Ja, për shembull, 100 tifozë të Viktoria së Këlnit ndërmorën një nismë interesante, duke e ndjekur ndeshjen ndaj Cvikaut në një kinema për makina, “autokino”. Kjo, në parkingun pranë stadiumit të quajtur “Myngersdorf”. Në stadiumin “Rajn Energi Shtadion” nuk pati publik, por sëris atmosfera ishte shumë e mirë pas fitores 3-0 ndaj Cvikaut në Bundesligën e tretë. Në parkingun kinema, ishin 60 autovetura, me 100 tifozë brenda, të cilët brohoritën dhe i dhanë pak normalitet lojës më popullore në botë.

Sfidanti.al