Lajm i ditës: Mesi heq fotot e Nejmarit nga Instagrami i tij!

Të gjithë e dinë mirë se çfarë ndodh, kur dikush në Barcelonë hyn në konflikt me Lionel Mesin. Nëse dikush ka pasur, deri tani, dilema, tanimë, nuk ka më, megjithëse kjo gjë mund të duket disi qesharake, por në praktikë kjo ka një domëthënie të madhe. Mesi ka hequr të gjitha fotografitë në profilin e Instragramit të vet, ku ai kishte dalë në shoqërinë e Nejmarit dhe një gjë e tillë, siç edhe pritej, u bë, dje, lajm i ditës, duke konfirmuar kështu se Mesi dhe Nejmari nuk kanë më marrëdhënie të mira.

“Sporti” katalonjas transmetoi, dje, një lajm ekskluziv se Mesi dhe Suarezi u përpoqën që ta bindnin futbollistin brazilian që ai të qëndronte te Barcelona dhe se, në fillim, Nejmari kishte rënë dakord që të qëndronte, por, më vonë, ai ndërroi mendjen. Po ashtu, dje, në mediumet spanjollë u publikua lajmi se i ati i Nejmarit, mbas ndeshjes së pardjeshme me Juventusin, në të cilën i biri i tij shënoi dygola, kishte zhvilluar bisedimet përfundimtare me kryesinë e Barcelonës. Sikurse duket, i ati i Nejmarit e ka bindur të birin se është mëmirë që të bëhet yll te PSZH-ja dhe të fitojë 40 milionë euro për sezon sesa të qëndroje te Barcelona. E vetmja gjë që nuk dihet, është sesi ai e ka bindur të birin që “Topi i artë” fitohet më lehtë te PSZH-ja sesa te Barcelona!

Sfidanti.al