Kontrasti i Arsenalit, nga madhështia e Bajernit, te ekipi i kategorisë pestë!

Vështirë se mund të provojë ndonjë skuadër një kontrast kaq të madh në fare pak ditë. Arsenali, pasi luajti të mërkurën në mbrëmje në stadiumin “Alianc Arena” të Bajernit për Ligën e Kampionëve, do të jetë këtë fundjavë, në fushën skajshmërisht modeste të Saton Junajtidit për Kupën e Anglisë. Nga kampionia e Gjermanisë dhe një nga klubet më të fuqishëm të botës, tek një rival i kategorisë së pestë.

Stadiumi i Bajernit është ultramodern dhe me 75 000 vende të ulura, ndërsa “Gander Grin Lejn” (Gander Greeen Lane) mban 5 013 spektatorë, në kushte shumë më “spartane”. Skuadra bavareze ka kushtuar 200 milionë stërlina për t’u grumbulluar (me Lahmin të Akademisë dhe Levandovskin që erdhi me parametër 0), ndërsa Saton ka një ekip i cili nuk ka kushtuar asnjë paund stërlinë. Karlo Ançeloti merr 12 milionë stërlina rrogë në sezon dhe ka fituar 16 trofe të mëdhenj, ndërsa trajneri i Satonit, Pol Dosuell, jo vetëm që nuk paguhet, por shpenzoi 500 000 stërlina nga xhepi i tij dy vjet më parë që stadiumi të pajisej me fushën me bar artificial.

Pasi provoi turpërimin e madh me humbjen 1-5 në Mynih, Arsen Venger dhe futbollistët e tij do të përpiqen të mos turpërohen për herë të dytë, kur të luajnë për të tetat e finaleve të Kupës së Anglisë, në fushën e ekipit të kategorisë së pestë.

Sfidanti.alalianc arenasaton stadiumi