Kokat kuqezi në një tavolinë: “Darka e fundit”, apo fillimi i fundit?

Kjo fotografi është bërë një ditë më parë në hotelin “Tropikal”, ku Kombëtarja po përgatit ndeshjen me Izraelin.  Ndërsa kundërshtari na ka diktuar një klimë sureale për përballjen, ku më shumë flitet për agjentura dhe terrorizëm, sesa për vetë ngjarjen që do të ndodhë në fushë, në një tavolinë të rrumbullakët,  pikasim “kokat kuqezi”.  Një tavolinë, në të cilën nuk mund  të privilegjohesh rastësisht: presidenti Duka, trajneri De Biazi, ndihmësat italianë, Bogdani, traineri i portierëve Bozhiqi, Bushi dhe deri tek  rezerva e portës, Shehi.

Për çfarë po flasin? Skena që vjen nga foto, sepse të ngacmon idenë e pikturës së famshme “Darka e fundit”, nëse do të besonim tek fjalët se kjo ndeshje që po “blindohet” nga jashtë, nuk është aq paqësore nga brënda. Kjo nuk është vetëm ndjelljekeqësi, sepse ka edhe një lajm të mirë: sa herë që trajneri De Biazi vihet në morsën e presionit, si në finalet e Europianit, fati është i vetmi aleat që nuk e braktisë.

Sfidanti. al