Interi pëson një humbje ndaj Juventusit, emrin e ka Kulushevvski!

Nuk ishte problem vlera e kartonit, por besohet dëshira e vetë lojtarit. Për këtë shkak, Interi u detyrua të pranonte një humbje të rëndë përballë Juventusit, që duket se do të marrë talentin e ri Dejan Kulushevski. Futbollisti 19-vjeçar që luan me Parmën, por që e ka kartonin tek Atalanta, pritet të ndërrojë fanelë për rreth 30 milionë euro, që pritet të shkojnë 44 milionë, madje mediat shkruajnë se ai është në prag të vizitës mjekësore në Torino. Një goditje e rëndë kjo për trajnerin zikaltër, Antonio Konte, që dëshironte ta forconte skuadrën, aq më tepër me talente të rinj që vlejnë për të ardhmen. Pritet që Kulushevski të firmoë kontratë 5.5 vjeçare në “Stadiumin Alianc”, me rrogë rreth 2.5 apo 3.5 milionë eurove në sezon.

Sfidanti.al