Noruic, tifozi hodhi telefonin pas golit të anuluar me VAR, arrestohet

Sistemi VAR po kritikohet dhe nuk u pëlqen anglezëve, në mënyrë të vecantë një tifozi të Noruicit që pas golit të rezultatit të mundshëm 2-0 të Pukit në ndeshjen me Tottenhemin që u anulua nga teknologjia, humbi durimin dhe hodhi në fushë telefonin e tij celular. Një lëvizje kjo që I kushtoi shtrenjtë atij, I cili u arrestua gjatë pushimit të ndeshjes ndërkohë që iu ndalua edhe hyrja në stadium për 3 vjet.

Ishte ky një moment zemërimi që tifozi I Noruicit do ta kujtojë për shumë kohë. Në fillimin u arrestua dhe pastaj u ndalua për 3 vjet që të hyjë në stadium dhe faji ishte I gjithi I një goli të anuluar për një sqetull. Kur VAR vendosi të anulojë golin e Pukit, publiku I Carroë Road shfaqi mosdakordësimin e tij ndërsa tifozi në fjalë kaloi cdo kufij teksa hodhi në drejtim të fushës  së lojës të parën gjë që I zuri dora, telefonin. Një gjest që u vu re nga punonjësit e sigurisë në stadium që sinjalizoi klubin me këtë të fundit që përdori ‘grushtin e hekurt’ me tifozin duke e dënuar.

Sfidanti.al