Fund i dëshpëruar për “mbretin”: Usain Bolti bie para finishit

Xhamajkani Usain Bolti do të kishte dashur një mënyrë të lavdishme që t’i thoshte lamtumirë karrierës së tij të shkëlqyer, por nuk qe e thënë që të ndodhte kështu, pasi në garën e fundit, në të cilën e ai mori pjesë në kampionatin e atletikës në Londrës, atë të stafetës 4×100 metra, ai u bllokua dhe u rrëzua, pa arritur që ta përfundonte garën.

Kështu, njeriu më i shpejtë i botës që mban rekordet botërore në garat e shpetjësisë 100 m dhe 200 m, e përfundoi, mund të thuhet, pa lavdi, karrierën e vet, pasi ai, edhe pse vetëm 30 vjeç, ka paralajmëruar se do të tërhiqët nga pistat e atletikës mbas përfundimit të kampionatit botëror të Londrës. Sidoqoftë, shumëkush mendon se ai do të ndërrojë mendje.

Medaljen e artë në stafetën 4×100 metra e fitoi Britania e Madhe me kohën 37,47 sekonda, e pasuar nga SHBA-ja (37,52) dhe Japonia (38,04).

Sfidanti.al