Sarri vazhdon me Gjimshitin

Në testin ndaj ekipit U21 të Atalantës, Gjimshiti ishte titullar dhe mbajti shiritin e kapitenit, një tregues i besimit që tekniku i ri Maurizio Sarri ka ndaj mbrojtësit shqiptar.

Vendimi i Sarrit vjen në një moment kur flitej për një largim të mundshëm të 32-vjeçarit nga Bergamo. Besimi i treguar në sfidën e parë përgatitore lë të kuptohet se Gjimshiti mbetet një pjesë e rëndësishme e planeve të trajnerit italian. Tashmë mbetet për t’u parë nëse mbrojtësi shqiptar do ta ruajë këtë rol edhe në ndeshjet e ardhshme dhe gjatë sezonit të ri në Serie A.