Eden Hazari vërtet është më mirë, por nuk dihet se kur do kthehet!

Për momentin shqetësimi nuk është i madh sepse ndeshje nuk ka. Për raste të tilla si Eden Hazari, ndërprerja e sezonit për shkak të koronvirusit ishte një bekim, edhe pse jo shumë i madh. Ylli belg i Realit pësoi dëmtim disa kohë më parë dhe bëri operacion, ndërsa sipas trajnerit të kombëtares së Belgjikës, Roberto Martinez, numri 7 madrilen ka reaguar mirë pas ndërhyrjes kirurgjikale dhe nuk do të mungojë shumë kohë nga fushat e blerta. Gjithsesi, Martinezi nuk qe në gjendje të saktësonte një kohë se kur Hazarin mund ta shohim në aksion. Nuk është se ka ndonjë urgjencë të madhe, pasi La Liga dhe Championsi nuk po luhen. Kampionati në Spanjë ndoshta mund të zhvillohet që nga qershor, kohë që belgun do ta gjente të shëruar, ndërsa Championsi ndoshta në gusht. Martinezi falenderon fatin që koronavirusi shpërtheu pasi Hazari u largua nga Madridi për të bërë operacionin, sepse po të kishte qenë ndryshe, ai do ta kishte pasur të pamundur të zhvendosej nga kryeqyteti spanjoll.

Sfidanti.al