Napoli është rikthyer te fitorja në kampionat, pasi skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri mposhti Bolognan me rezultatin 1-0, duke i dhënë fund serisë prej tri humbjesh radhazi, dy në Serie A dhe një në Champions League. Pas ndeshjes, Allegri u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës dhe uroi që kjo fitore të shërbejë si pikënisje për një ecuri më të mirë. “Kishim shumë raste dhe lejuam pak. Shpresojmë që të jetë një fillim i mirë, është fitorja e parë në Napoli”, deklaroi trajneri italian.
Allegri foli edhe për Kevin De Bruyne, duke vlerësuar aftësitë e mesfushorit belg dhe mënyrën se si përshtatet në fushë. Sipas trajnerit, De Bruyne është një futbollist që di të gjejë pozicionin e duhur, por duhet menaxhuar duke pasur parasysh moshën. Belgu e mbylli ndeshjen me disa ngërçe. Në fund të takimit, Allegri pati edhe një reagim të ashpër pas një gabimi në zotërimin e topit, duke sqaruar se skuadra mund të kishte menaxhuar më mirë disa situata, sidomos kur po luante me topin në gjysmëfushën e saj. Me fitoren ndaj Bolognas, Napoli synon të rikthejë ritmin pas një periudhe të vështirë në startin e sezonit.

