Diego Kosta, nga dashuri bëhet karikatura e londinezëve

Diego Kostës asnjëherë nuk i mjaftojnë golat, për të qenë protagonist vetëm me çfarë bën në fushën e lojës, por gjithmonë është i gatshëm të sajojë diçka për t’u bërë i bezdishshëm. Goal.com ka publikuar karikaturën e ditës, ku personazh kryesor është pikërisht sulmuesi i Çelsit.

Spanjolli ka ofertë të majme nga një skuadër kineze, por pavarësisht problemeve me trajnerin Antonio Konten, ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, madje ka këmbëngulur se dëshiron të qëndrojë në Londër.