De Biazi, para ndeshjes, tregon historine me frikën spanjolle

Ajo që ka thënë trajneri De Biazi para gazetarëve, në prag të ndeshjes me Izraelin,  është si  puna e asaj lodrës me kub, ku gjetja e figurës së saktë kërkon mundim. Trajneri kishte zgjedhur këtë episod për të ngritur moralin: “ Kam takuar një ditë, një nga njerëzit e afërt të trajnerit të Spanjës, Lopetegui, dhe ju nuk mund ta mendoni se çfarë më tha. Kur ishim në Tiranë dhe do të luanim kundër Shqipërisë, trajneri ynë, Lopetegui kishte frikë dhe nuk ishte si zakonisht”.

Kjo që ka treguar trajneri ynë, kur do të ndeshemi me izraelitët, një racë që privilegjohet kur kundërshtari tregon përralla, mund të konsiderohet si kubi- lodër dhe ne na duhet  të gjejmë “figurën” e duhur.

Nëse do të besosh tek ajo që ndodhi në fushë me Spanjën, trajneri Lopetegui,  është e vërtetë që ka patur frikë, veç ajo ishte një frikë e bukur, sepse shqetësohej nëse ekipi i De Biazit do ta prekte topin, sa herë do ta kalonte mesin e fushës.  Ajo që ka rrëfyer De Biazi, dy ditë më parë, që të vlejë për ndeshjen me Izraelin,  tingëllon reale vetëm në këtë mënyrë.

G.S