Barcelona hedh hapin e parë, mund Atletikon në Madrid

Luis Suarez dhe Lionel Mesi ishin “matadorët”, dhe MSN-së i mjaftuan vetëm dy shkronjat e para që Barcelona të hidhte hapin e parë, shumë të rëndësishëm, drejt finales së Kupës së Mbretit. Triumf i madh në Madrid, brenda në fushën Atletikos së fortë, në stadiumin “Visente Kalderon”, ku nuk bëri punë një gol i të zakonshmit Antuan Grizman. Barça është fituese e Kupës në fuqi, dhe është tashmë favorite për të luajtur një tjetër finale, dhe për të rritur edhe më tej rekordin e madh të saj në kompeticionin që mban emrin e monarkut të Spanjës.

Nga ndeshja në “Visente Kalderon” do të mbahen mend golat, sidomos ai i Suarezit, por pa dyshim edhe ai i Mesit. Në pjesën e dytë, ishte thuajse gjithçka e Atletikos, që përfitoi edhe nga pasiguria e portierit të katalanasve, Cilesen, ndonëse nuk u shënua më shumë se një gol. Gjithsesi, skuadra e trajnerit Diego Pablo Simeone, nuk u dorëzua dhe shpreson që të bëjë diçka javën e ardhshme në “Kamp Nou”.suarez atletiko barcelona