Ekuador, “Erling Haaland” kapet me 469 kg kokainë

Policia në Ekuador u përball me një zbulim të pazakontë gjatë një operacioni kundër trafikut të drogës. Në paketat e kokainës së sekuestruar në një kamion pranë kufirit me Kolumbinë ishte vendosur fytyra e sulmuesit norvegjez Erling Haaland.

Autoritetet njoftuan se gjatë operacionit të zhvilluar të mërkurën u sekuestruan 469 kilogramë kokainë, të ndara në 370 paketime të fshehura në një ndarje të posaçme në pjesën e poshtme të kamionit. Shoferi i mjetit u arrestua, ndërsa në operacion u ndalua edhe një grua me inicialet María R., e pajisur me dokumente kolumbiane.