Barcelona është gati të shpërtheu, Setien drejt “gijotinës”, por nuk mjafton!

Pamja e Lionel Mesit që haptazi shpërfilli instruksionet e ndihmësit të Kike Setienit, Eder Sarabis, ishte momenti i fundit në luftën e gjatë “civile” brenda Barcelonës. Kur kapiteni i kthen shpinën ndihmëstrajnerit, ndërsa ai përpiqet t’i flasë, kjo do të thotë se mes tyre nuk ka marrëdhënie, dhe se nuk ka raport mes kapitenit dhe trajnerit të parë. Një skuadër në një gjendje të tillë është e pamundur të fitojë e të luajë mirë, sepse nuk ka harmoni.

Mediat në Spanjë dhe në të gjithë Europën e cilësuan këtë çast, si një zhvillim të ri drejt shkatërrimit të brendshëm të katalanasve, “një shpërthim së brendshmi”, një “implodim”. Raportet ishin për sherr në dhomën e zhveshjes mes trajnerit dhe udhëheqësve të skuadrës, ndërsa tekniku e stafi i tij nuk honepsen më, duke u quajtur të paaftë, ndërsa presidenti Bartomeu është e qartë se pëlqehet edhe më pak se Setieni. Mundet që Bartomeu ta shkarkojë trajnerin për të shpëtuar sezonin, por duket e vështirë që Reali të arrihet në La Liga, apo edhe që Championsi të fitohet. Kjo formë nuk premton asgjë të mirë.

Sfidanti.al