Na mundën me gola, por 1-1 me ..fikje dritash!

Ju kujtohet detaji më i bujshëm kur luajtëm kundër Realit të Madridit në “Qemal Stafa”? Jo, jo, nuk është fjala për encen e Ronaldos, por për fikjen e dritave për gati 1 orë. Dhe yjet rrinin e vështronin në dhomën e tyre, pa bërë zhurmë, kurse presidenti Perez këmbëngulte:

“Askush të mos lëvizë, do të presim dritat”.

Një nga më të duruarit e asaj mbrëmjeje, Serxhio Ramos, që këtë herë kishte shiritin e Spanjës, e pyetën në Shkodër . Ramos ka thënë duke qeshur:

“Atëherë, na i fikët dritat, kurse kësaj radhë, në stadiumin e ri, ua fikëm ne!”