Xhixho Donaruma, festë për 20 vjetor dhe surprizë nga Alesia

Xhixho Donaruma të hënën kishte 20 vjetorin e tij, por e festoi pak ditë më vonë për shkak të impenjimeve sportive. Me kthimin në Milano pas ndeshjes së Olimpicos me Lazion, portieri i Milanit shoi qirinjtë ndërkohë që pati edhe festën e tij surprizë që pritej aq shumë.

Në festimet e Donarumës ishte edhe një tortë e personalizuar, por dhuratën më të bukur portieri 20 vjecar e mori nga e dashura e tij Alesia Elefante me të cilën ka një lidhje që nga viti 2016. Kjo e fundit me këtë rast i dha futbollistit një kuadër pikture ku Donaruma ishte në versionin Spiderman ndërsa ajo vetë ishte në versionin Catwoman.

sfidanti.al