Vijon periudha e romanticizmit, edhe Milik do të martohet: Ajo tha ‘Po’

Dikush e ka kryer ceremoninë e martesës, të tjerët hyjnë në fazën e përgatitjeve dhe një prej tyre është Arkadius Milik. Sulmuesi i Napolit në fakt është ulur në gjunjë për t’i propozuar për martesë të dashurës së tij Xhesika, moment ky të cilin e ai e postoi në profilin e tij në Instagram dhe të cilin ai do ta ketë të pamundur ta harrojë.

Në postimin e tij, shihet imazhi i Milik në gjunjë teksa i vendos në gisht unazën e fejesës Xhesikës, të shoqëruar me mesazhin e qartë: Ajo tha ‘Po’. Epo, urimet më të përzemërta për Milik….

sfidanti.al