PSG në delir, festë e çmendur për Icardin pas humbjes në Champions; tërbohen tifozët

Shpërthejnë polemikat rreth Paris Saint Germainit. Dy ditë pas humbjes me Borussian e Dortmundit në Champions League, Mauro Icardi, Di Maria e Cavani bashkë me shokët e tyre të skuadrës janë pikasur tksa kërcenin e festonin deri në orët e para të mëngjesit për ditëlindjen e 3 futbollistëve amerikanolatinë, një festë që I tërboi tifozët dhe trajnerin e skuadrës Tomas Tuchel me këtë të fundit që u zemërua edhe për festën e Neymar në fillim të këtij muaji

Videot e festës e bënë shumë shpejt xhiron e botës në rrjetet sociale dhe imazhet e të ftuarve mes të cilëve edhe ato të Ëanda Narës, bashkëshortes së Icardit rritën polemikat që kishin mbërthyer tashmë Paris Saint Germainin, Në fillim të muajit ishte Neymar që tërboi trajnerin Tuchel që organizoi një festë të madhe 48 orë para ndeshjes së kampionatit që sipas gjermani njollosi imazhin e klubit

Tani një tjetër problem për parizienët dhe këtë radhë shkak është festa e organizuar nga Icardi, Di Maria dhe Cavani ku të pranishëm ishin shumë nga shokët e skuadrës që nuk u rezervuan aspak  në kërcime e në të konsumuarin e birrës gjatë gjithë natës, vetëm pak orë pas ndeshjes me Borussian e Dortmundit dhe kritikat e medias dhe tifozëve nuk munguan të vinin

Disa prej lojtarëve u kthyen në banesat e tyre në orët e para të mëngjesit duke përfituar nga dita e pushimit që u kishte dhënë trajneri Tuchel pas festës së zhvilluar në një hapësirë private. Icardi festoi 27 vjetorin e lindjes, Di Maria 32 vjetorin e Cavani 33 vjetorin e lindjes në 14 shkurt. Mes të ftuarve ishin edhe Neymar, Navas e Paredes. Të ftuar ishin edhe Herrera, Marquinhos, Keherer dhe Mbappe me këtë të fundit që ishte në një gjendje pak më esëll se të tjerët, ndërkohë që mungoi Verratti. Në të njëjtën kohë, Ëanda Nara përfitoi nga rasti për të promovuar linjën e saj të re të kozmetikës

Sfidanti.al