Çfarë është coronavirus? Carriço kalon te Wuhan Zall FC

Sevilla orët e fundit zyrtarizoi largimin e Daniel Carriços, një mbrojtës me 167 ndeshjet të zhvulluara dhe 3 Europa League të fituar radhazi. Ishte një lamtumirë prekëse me klubin andaluzian që e përshëndeti atë me një ‘Faleminderit Komandant’. Kurioziteti në këtë pikë qëndron te destinacioni I ri I Carriços; në Kinë dhe pikërisht te skuadra e Wuhan Zall FC, skuadra e qytetit ku u shpall gjendja e emergjencës për shkak të coronavirusit që ka ngjallur panic në të gjithë botën

Është ky një rrezik që është llogaritur mirë duke qenë se mbrojtësi 31 vjecar portugez do të transferohet në Super League kineze kur situata të jetë qetësuar duke qenë se aktivitetet futbollistike në Kinë janë pezulluar pikërisht për shkak të emergjencës shëndetësore dhe do të rifillojnë menjëherë pasi epidemia të jetë eliminuar. Për këtë arsye, Wuhan Zall FC, e treguar nga Jose Gonzalez dhe me Leo Baptistao në skuadër po kalon këto javë në Malaga ku janë në grumbullim

Sfidanti.al