Coronavirusi ndali Formula 1 dhe Formula E, por jo MotoGP; Cmimi I Madh I Tajlandës, ndalesa e dytë e sezonit të ri të këtij botërori do të zhvillohet rregullisht sipas programit, në 22 mars. Ishin Federata Ndërkombëtare e Motociklizmit, Irta dhe Dorna që bënë të ditur lajmin pasi morën në dorëzim një raport pozitiv nga qeveria tajlandeze.
Departamenti për kontrollin e sëmundjeve në Ministrinë e Shëndetit Publik specifikoi se nuk ka rreziqe të mëdha dhe pacientët e prekur nga coronavirusi janë duke u kuruar, ndërkohë që janë marrë masa rigoroze parandaluese dhe kjo bëri që organizatorët e kësaj gare të miratojnë zhvillimin normal të kësaj gare
Sfidanti.al