Trajneri I Eibar: Messi nuk luan? Ai ‘bastard’ pushon gjatë ndeshjes, do lodhej më shumë në tribunë

Fraza më e bukur që një trajner mund të dëgjojë përpara se skuadra e tij të përballet me Barcelonën është padyshim ‘Messi nuk luan’.  Shifrat flasin qartë, Barcelona me Messin në fushë e nisin ndeshjen thuajse me avantazhin 1-0, kështu që është normale që trajnerët e ekipeve kundërshtare të shpresojnë që ai të marrë ndonjë ditë pushim. Trajneri I Eibarit, Mendilibar mund të jetë me fat, sepse Barcelona duke marrë parasysh ndeshjen me Napolin në Champions mund të vendosë që të lërë pushim kapitenin për ndeshjen e La Ligës. Por sipas të përditshmes Marca, trajneri I Eibarit nuk ka aspak besim pasi sipas tij, Messi lodhet më pak…kur është në fushën e lojës

‘Nuk mendoj se Messi do të pushojë-tha Mendilibar-ai ‘bastard’ pushon gjatë ndeshjes. E di kur duhet të marrë pjesë në aksion dhe kur duhet të pushojë. Nëse do t’I jepej një ditë pushim, do të lodhej më shumë duke e parë ndeshjen nga tribuna’.

Në fakt Mendilibarit I rastisi njëherë që të shpresonte në mungesën e argjentinasit dhe nuk I shkoi aspak mirë

‘Një herë, kur drejtoja Osasunën, shkuam në Camp Nou për të luajtur një ndeshje të Kupës së Mbretit-vijoi Mendilibar-mëngjesin e ditës së ndeshjes na thanë se Messi nuk do të luante se kishte probleme me stomakun dhe temperaturë. Por pas drekës zbuluam se ishte grumbullar dhe do të ishte në stol. Ishim duke humbur 2-0, kur papritur ai filloi të bëjë nxemjen. Hyri në fushë, bëri dy gola dhe ne humbëm 4-0’.

Sfidanti.al