Oriana Sabatini: Dybala nuk është pozitiv, po presim testet e fundit

‘Nuk është e vërtetë që Paulo është sërish pozitiv, duhet vetëm të presë. Duhet të bëjë edhe testet e fundit dhe të shohë se cila do të jetë përgjigjja-kjo është ajo që ka deklaruar Oriana Sabatini, e fejuara e sulmuesit të Juventusit pas lajmit të publikuar nga media spanjolle se argjentinasi kishte rezultuar pozitiv edhe në testin e katërt me tampon

‘Sigurisht që nuk e dimë se nga se kanë dalë këto lajme, nuk i kemi bërë ne të dituara-vijoi Oriana-kështu që sic bëmë të ditur pozitivitetin tonë me coronavirus, do të tregojmë me qetësi edhe negativitetin’.

Përsa i përktet gjendjes së saj, Oriana Sabatini shpjegoi

‘Testi im rezultoi negative-vijoi ajo-nuk jemi ende 100% të sigurt, nuk duam të flasim dhe do të konfirmojmë lajmin menjëherë pasi të marrim informacionin. Jemi në pritje si gjithë të tjerët’.

Sfidanti.al